Si rrallë herë më parë, Liqenati i Rugovës i mbushur me borë në muajin qershor

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Kosova Hiking Trips gjatë datës 5 qershor kanë realizuar një ecje në Liqenatin e Rugovës.

Sipas postimit të bërë nga Kosova Hiking Trips, liqeni më i madh i Rugovës nuk ka qenë asnjëherë në këtë gjendje, ku në muajin qershor të ketë borë.

“Kurrë se kemi pa liqenin e madh në ketë gjendje me shumë borë në muajin prill, maj, e lërë më në qershor. Akulli mbi liqenin e madh ishte ende i fortë, ndërsa në liqenin e vogël ishte shkrirë komplet”, thuhet në postimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, Liqenati i Rugovës është i njohur në të gjithë Kosovën dhe vizitohet edhe nga shumë qytetarë, po ashtu alpinistët e shfrytëzojnë edhe për ngjitje në majet e maleve.

Më poshtë fotografitë e publikuara nga Kosova Hiking Trips:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme