Sia e pranon që është e sëmurë

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja australiane Sia Furler, 43 vjeç, në rrjetin social ka zbuluar se vuan nga një sëmundje e rrallë neurologjike, sindroma Ehlers-Danlos. Bëhet fjalë për një sëmundje të trashëguar të kolagjenit të karakterizuar nga lëvizshmëria e tepruar e nyjeve, lëshimi/tendosja e tepërt e lëkurës dhe brishtësia e të gjitha indeve.

“Vuaj nga dhimbja kronike për shkak të një sëmundjeje neurologjike. Thjesht doja t’u tregoja të gjithëve që vuajnë nga dhimbja fizike ose emocionale se i dua, shkruan KOHA Ditore. Vazhdoni të luftoni. Jeta është e vështirë. Dhimbja do t’ju dekurajojë, por nuk jeni vetëm”, – shkroi këngëtarja në një postim të shkurtër në Twitter.

Sia tashmë për disa vite publikon hit pas hiti. Për dallim nga koleget e saj, ajo nuk ekspozohet ndaj mediave por, për më tepër, e fsheh fytyrën e saj nën paruke. Këngëtarja sqaroi se fshihet nën paruke sepse “nuk dëshironte që fytyra t’ia hedhë muzikën në hije”. Si duket rezultoi të ishte një vendim i mirë, pasi që Sia e ka grumbulluar një numër të madh të fansave falë ‘maskës’ së saj.

Muzikantja është aktive në rrjetet sociale. Në profilin e saj në Instagram ajo i ka më shumë se pesë milion ndjekës. Sidoqoftë, as aty ajo nuk e tregon fytyrën, megjithëse publikon ‘selfie’. Muzikantja australiane është e njohur për mbrojtjen e intimitetit të saj, madje deri në atë masë sa në performimet publike dhe në spote e fsheh fytyrën e saj me paruke, maska, ndërsa në një rast e e mbuloi fytyrën me një qese letre.

Sia për vite me radhë kompozon hite për yjet botërore si Rihanna (31), Beyonce (38), Katy Perry (34) dhe Adele (31), ndërsa albumet e saj si kantautore shiten në miliona kopje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme