Sia i bleu makinë modeles 16-vjeçare që mori pjesë në klipet e saj

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Sia mund të jetë mentorja më e mirë që një adoleshent mund të kërkojë.

Të dielën, Maddie Ziegler festoi ditëlindjen e saj të 16-të.

Sia ia dhuroi asaj një makinë të markës Audi Q3, e cila kushtoi hiç më pak se 32.900 dollarë.

‘Gëzuar ditëlindjen’, shkroi Sia poshtë fotografisë ku shihet duke i dhënë Maddie’s një përqafim.

Ziegler e cila mori pjesë në videot e këngëtares si ‘Chandelier’ dhe ‘Elastic Heart’ postoi poashtu fotografi.

‘Nuk mund të besoj se kjo makinë është e imja’, shkroi ajo.

Zeigler u bë e famshme në vitin 2011 në moshën tetëvjeçare kur luajti në shfaqjen ‘Dance Moms’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme