Sinan Vllasaliu: E lusim Zotin që Putini kurrë të mos dal prej Serbisë

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Edhe këngëtari Sinan Vllasaliu ka reaguar kundër Vladimir Putinit.

Vladimir Putin ka qëndruar për disa orë në shtetin serb, ku është takuar me disa zyrtarë serb, shkruan lajmi.net.

Në mesin e shumë emrave të njohur të estradës ka reaguar edhe këngëtari Sinan Vllasaliu i cili është tallur me ta në kurriz të serbëve.

“Nuk ka më të mirë se serbët. Bile aq të mirë janë sa edhe anglezët amerikanët, gjermanët ishin bë shkie veç j u vjen marreeeeee… Aaaa po edhe lusim Zotin kurë Puta mos të dal prej Serbisë”, ka shkruar Sinan Vllasaliu pranë një postimi.

Të ngjashme