Sinan Vllasaliu publikon këngën më të re

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun Sinan Vllasaliu e ka publikuar këngën e tij më të re.

“Valsi i dashurisë”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip. Videoja atraktive i është besuar produksionit nga Shqipëria, Max Production.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Avni Qahili, kurse për orkestrimin është përkujdesur Nexhat Mujovi – Virusi.

“Dreqi e marrtë” dhe “Ushtria e Kosovës”, janë dy projektet e tjera më të reja të cilat i rezultuan me shumë sukses këngëtarit.

Edhe “Valsi i dashurisë”, pritet ta ketë të njëjtin sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme