Sinani publikon këngën kushtuar ushtrisë

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Pas publikimit të baladës “Dreqi e marrtë” këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu publikoi këngën me motive patriotike kushtuar ushtrisë së Kosovës.

“Ushtria e Kosovës”, titullohet kënga për tekstin e së cilës është kudjesur Arsim Bunjaku, kurse për orkestrimin Florent Boshnjaku. Kjo këngë vjen vetëm në versionin audio.

“E dhamë besën për këto troje se Kosovës i bëmë roje. Ata që jetën e dhanë veç një amanet na e lanë sikur sytë ta ruajmë në këtë vend dhe këtë atdhe”, janë disa nga vargjet e kësaj kënge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme