Sindit i vdes një person i dashur

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Protagonistja e “Përputhen” ka njoftuar se i ka vdekur një person i shtrenjtë.

Sindi përmes një postimi në Instagram njoftoi se gjyshi i saj i ka ndërruar jetë.

Ajo ka publikuar imazhin e shiritit të zi, teksa ka shkruar edhe disa fjalë lamtumirëse për gjyshin e saj.

“Jeta është plot me surpriza herë nga surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël gëzohemi dhe zemra na bëhet mal , kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket sikur na ngushtohet dhe fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit më të dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do të kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte edhe jeta jote gjysh i dashur. Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Sindi.

Ndryshe, konkurrentja e emisionit ka qenë temë debati së fundi pas disa replikave të ashpra mes saj dhe Julit.

Të ngjashme