Sipas Forbes, U2 ka fituar më së shumti në vitin 2018

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

U2, Coldplay dhe Ed Sheeran u shpallën si muzikantët më të paguar sipas revistës Forbes. Veteran irlandez, U2 kryeson listën prej 118 milionë dollarësh (104 milionë euro) në saje të koncerteve që u ndjek nga 2.7 milionë fansa dhe shitjes së albumit të tyre të fundit, “Songs of Experience”.

Bendi britanik, Coldplay e gjejnë veten në vendin e dytë, duke fituar 115.5 milionë dollarë (101.9 milionë euro) nga turneu i tyre dyvjeçar “A Head Full Of Dreams”.

Këngëtari 27-vjeçar, Ed Sheeran zë pozitën e tretë në saje të fitimeve që kap shifrat e 110 milionë dollarëve (97 milionë euro) këtë vit.

Dhjetë muzikantët me fitimet më të larta në total kanë arkëtuar 886 milionë dollarë, pothuajse e njëjta sikurse vitin e kaluar.

Artistë të tjerë që bënë pjesë në këtë listë janë edhe Bruno Mars, Katy Perry, Taylor Swift dhe Jay-Z.

Më poshtë e keni listën e plotë të Top-10 këngëtarëve/bendeve me fitimet më të mëdha gjatë vitit 2018.

1. U2 – 118 milionë dollarë

2. Coldplay – 115.5 milionë dollarë

3. Ed Sheeran – 110 milionë dollarë

4. Bruno Mars – 100 milionë dollarë

5. Katy Perry – 83 milionë dollarë

6. Taylor Swift – 80 milionë dollarë

7. Jay-Z – 76.5 milionë dollarë

8. Guns N’ Roses – 71 milionë dollarë

9. Roger Waters – 68 milionë dollarë

10. Diddy – 64 milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme