Sislej Gjafa performon në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 09:56 | Nga

Sislej Xhafa, artist me famë botërore, sot pritet të performojë në Kuvendin e Kosovës, përkrah ekspozitës së tij të parë në Kosovë, e cila organizohet nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

Ekzpozita hapet sot dhe mbyllet më 25 gusht.

Love you without knowing është prezantimi i parë i këtij artisti me famë botërore në Kosovë, pas shumë ekspozitash në muze e galeri prestigjioze të botës. Ekspozita vjen pas përfaqësimit tejet dinjitoz të shtetit të Kosovës nga Xhafa në Bienalen e 57-të të Venedikut më 2017, me veprën lost and found.

Ekspozita u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Komunës së Prishtinës.

Po ashtu, realizimin e ekspozitës e ndihmuan me pjesëmarrjen e tyre Kuvendi i Kosovës dhe Komuna e Pejës, Ansambli i Komunës së Gjakovës, si dhe kompania ndërtimore Bavaria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme