Skerdi dhe Vesa zbulojnë gjininë e foshnjës

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, këngëtari nga Shqipëria Skerdi dhe partnerja e tij Vesa, kanë zbuluar gjininë e fëmijës së tyre të parë.

Çifti zgjodhi që nëpërmjet disa imazheve të realizuara nga fotografi i njohur Flamur Ilazi me bazë në Ferizaj, të japin lajmin e ëmbël.

Në postimet e të dyve, shihet edhe ambienti i dekoruar deri në detaje nga Arra Event, kështu duke krijuar kujtimet më të bukura.

Për ju që nuk e dini, Skerdi dhe Vesa ka vite që janë në lidhje por dashurinë e tyre e kurorëzuan zyrtarisht vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme