Skerdi sjell një pjesë të këngës së re

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Skerdi, ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

Pas bashkëpunimit me këngëtaren Samanta Karavella, ai bën të ditur se së shpejti do të publikojë këngën e radhës.

Lajmin e njoftoi përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.

Në videon e ndarë me ndjekësit, krijuesi i hitit “Bugatti” ka shkruar “së shpejti” ndonëse nuk ka zbuluar ndonjë datë të saktë të lansimit.

Ndërkohë, duket se kënga mezi po pritet edhe nga fansat e tij pasi pranoi reagime të ndryshme krahas postimit.

Theksojmë që “N.K.N” u prit mirë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube. 

Të ngjashme