Skivi paraqitet si shpëtimtar, thotë se Ledrin s’e kanë ngacmuar kurrë kur ka qenë me të

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Reperi, Visar Shala i njohur me nofkën “Skivi” ka qenë i ftuar në emisionin “BarberShok” ku ka folur për karrierën e tij ndër vite në showbizin shqiptar.

Skivi ka treguar planet e tij të ardhshme, ku është shprehur se akoma ka raporte me të gjithë artistët të cilët kanë qenë pjesë e labelit “BabaStars”.

Ndërsa, ai foli edhe për një incident të ndodhur gjatë verës së vitit 2012, ku dy persona kishin sulmuar reperin Ledri Vula.

Gjatë natës së 7 qershorit, Ledri kishte qenë nën shoqërinë e Getoar Selimit i njohur si “Ghetto Geasy” dhe një personi tjetër.

“Paraprakisht, normal që ka ndikua, normal, se tash nëse i referohemi problemi të Ledrit i cili ka rezultu ndoshta në ndarje të grupit. Se nëse dikush e ka pas një troh respekt për Skivin, nuk e ka nguc djalin sa u kon me mu. Në moment që unë shkela në Amerikë mbas dy dite, kur nuk ki kujdes edhe nuk je me njeriun e duhur, shkon poshtë”, u shpreh Skivi.

Po ashtu, ai ka folur edhe për gjeneratat e reja, e që sipas tij Don Xhoni është njëri nga reperët më të mirë të kësaj gjenerate.

Të ngjashme