Skivi thumbon kolegët: Mirëmëngjesi, repera Barbie

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Ditët e fundit Skivi ka qenë mjaft aktiv me mesazhet e sjella në rrjetet sociale.

Këngëtari u bë temë e medieve rozë shqiptare pas shpërthimit të mosmarrëveshje brenda labelit Baba Stars.

Në fakt, reperi ka treguar disa detaje rreth shpërbërjes së grupit duke zbuluar shumëçka përmes llogarisë personale në Instagram.

Gjatë ditës së sotme, reperi ka vazhduar të thumboj kolegët e vetë duke i quajtur, madje, edhe sipas kukullës së famshme – barbie.

“Mirëmëngjesi repera barbika (barbies). Ruani mos pe qitni ndonjë fëmijë në këngë”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Ndërkohë, Skivi ka paralajmëruar se është duke punuar në katër këngë të reja që do t’i sjell shumë shpejt para fansave.

Ndryshe, kanë reaguar edhe disa prej anëtarëve të labelit të Baba Stars rreth krizës që i ka kapluar së fundi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme