Smith poston video nga incizimi i këngës me Erën, vendos edhe flamurin e Kosovës

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 17:21 | Nga

Këngëtari dhe aktori i njohur Will Smith ka lansuar një video në rrjetet sociale dhe në youtube ku bën promovimin e këngës zyrtare të Botërorit, “Live it now”.

Kënga, që pritet të lansohet edhe gjatë hapjes zyrtare të kampionatit botëror në futboll në Rusi, është një këngë ritmike dhe është lansuar sot në youtube ku shumë shpejt ka kaluar në afër 1 milionë klikime.

Në këtë këngë bashkë me Will Smith këndon këngëtarja e jonë Era Istrefi dhe Nicky Jam derisa është prodhuar nga Diplo.

Në këtë video që Will e ka postuar nëpër rrjetet sociale shihet edhe flamuri i Kosovës të cilin këngëtari dhe aktori amerikan e ka postuar krah emrit të Era Istrefit.

Kampionati botëror në Rusi pritet të fillojë zyrtarisht më 16 qershor, e në ceremoninë e hapjes pritet të jetë edhe Era Istrefi.

Ndryshe, kjo është kënga që për 30 ditë do të jetë në fokus të tërë këtij eventi bashkë me himnin zyrtar të FIFA, këngën tjetër Colors të krijuar nga Jason Derule 3 muaj më parë.

Making the FIFA World Cup Song with Nicky Jam, Diplo & Era Istrefi!

We just dropped the official song for the 2018 FIFA World Cup Russia! Fly your flag in the comments, I wanna see! Full video here: https://youtu.be/PKuCid_SUHQNicky Jam ?? Diplo ?? Era Istrefi ??

Posted by Will Smith on Friday, May 25, 2018

 

Të ngjashme