Sonte nis nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2021”

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Sot (e mërkurë) do të fillojnë netët gjysmëfinale të edicionit të 22-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Së bashku me producentin Ardit Gjebrea, sivjet kompeticioni muzikor do të prezantohet nga artistja Marsela Çibukaj.

Ndërkohë, nata e dytë gjysmëfinale do të mbahet nesër kurse finalja e madhe më 29 maj.

Këtë vit, pjesë e jurisë janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Disa nga artistët që do të performojnë në “Kënga Magjike 2021” do të jenë: Soni Malaj, Linda Halimi, Fifi, Alban Ramosaj etj.

Duhet theksuar se fituese në “Kënga Magjike 2019” ishte Eneda Tarifa me këngën “Ma Zgjat Dorën”.

Vitin e kaluar festivali nuk ishte mbajtur për shkak të gjendjes me COVID-19. 

Të ngjashme