Sony Music kërkon falje për “vdekjen” e Britney Spears

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 08:49 | Nga

Sony Music i ka kërkuar falje yllit të popit, Britney Spears, pasi, me një postim në Twitter, ka thënë se këngëtarja ka vdekur.

Kompania amerikane e showbiz-it e ka fshirë shpejt postimin dhe ka thënë se llogaria e saj globale është “komprometuar”.

Sony ka thënë se “i ka kërkuar falje Britney Spearsit dhe adhuruesve të saj për çdo konfuzion”.

Këngëtarja 35 vjeçe nuk ka reaguar drejtpërdrejt, por menaxheri i saj ka konfirmuar se ajo është “mirë”.

Grupi i hakerëve OurMine ka marrë përgjegjësinë për postimin mashtrues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme