Sophie Turner dhe Maisie Williams dëshirojnë të shkruajnë një film bazuar në shoqërinë e tyre

Prishtinë | 09 Qer 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Aktoret e njohura, Sophie Turner dhe Maisie Williams, janë bërë shoqe të ngushta teksa luanin për serinë Game of Thrones.

Në një video të Vogue Paris, Turner teksa ishte duke ngrënë darkë me aktoren Jessica Chastain, ka thënë se të ardhmen dëshiron që të realizojë një film për shoqërinë që ka ajo me Williams.

“Unë dhe shoqja ime Maisie, kemi një shoqëri që nuk e kam pasë ndonjëherë me dikë”.

“Ne ndjehemi sikur dëshirojmë të realizojmë një film për shoqërinë tonë”, tha Turner gjatë kësaj videoje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme