Sot feston ditëlindjen reperi shqiptar Unikkatil

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Reperi shqiptar Viktor Paloka i njohur me nofkën Rebel a.k.a Unikkatil, sot feston ditëlindjen e 40-të.

Unikkatil ka lindur më 18 mars 1981 në Prishtinë, derisa bashkë me familjen kishte emigruar në Bronx të New York-ut në vitin 1996.

Unikkatil që konsiderohet hiphop arstiti më i suksesshëm në skenën shqiptare, në vitin 2012 kishte arritur t’i mbledh në stadiumin e Prishtinës rreth 25 mijë njerëz e që konsiderohet si koncerti më i madh i ndonjë artisti shqiptar.

Viktor Paloka në diskografinë e tij numëron qindra këngë, asnjë nga to nuk eshtë e realizuar me videoklip, gjë që e dallon nga të gjithë artistët tjerë të repit shqip.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme