Spekulime mizore se Vanessa Bryant e ka vrarë veten, janë lajme të rrejshme

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Raportimet mizore se gruaja e Kobe Bryant, Vanessa, e ka vrarë veten pas aksidentit tragjik të familjarëve të saj, janë lajme të rrejshme.

Në internet, gjegjësisht në YouTube dhe një blog – e më pas në rrjetet sociale – u shpërnda lajmi kinse 37-vjeçarja e ka vrarë veten pas vdekjes së legjendës së basketbollit dhe vajzës së tyre 13 vjeçare, Gianna.

Faqja e kontrollimit të fakteve, Snopes, i ka përgënjeshtruar këto thashetheme të pamëshirshme që nxitën postimet “RIP” për Vanessan.

Lajmi i rrejshëm

Madje, lajmi i rrejshëm ishte montuar si prodhim nga BBCFox News dhe Today Show. Sidoqoftë, e gjitha është gënjeshtër.

Për më shumë, në Twitter Vanessa u jepte mesazh njerëzve që të qëndrojnë sa më pranë të dashurve të tyre.

Lajmet e rrejshme për vdekjen e personaliteteve të njohura janë të shpeshta në internet, ndërsa emra të shumtë kanë qenë viktimë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme