Spice Girls do të nisin turneun muzikore, por pa Victoria Beckhamin

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Grupi legjendar britanik, Spice Girls do të ribashkohen pas një dekade të ndarjes.

Bendi ka bërë të ditur se do të nisin një turne me koncerte anembanë Britanisë së Madhe, ku më vonë do të performojnë edhe për publikun amerikan.

Megjithatë, bëhet e ditur se vajzave nuk do t’iu bashkohet Victoria Beckham, e cila sërish ka refuzuar të jetë pjesë e grupit.

Katër anëtaret e tjera të grupit të famshëm Melanie Brown, Emma Bunton, Geri Horner dhe Melanie Chisholm kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të zbulojnë detaje të turneut të ribashkimit.

Emma Bunton tha në emisionin e mëngjesit Heart Radio se grupi do të tregojë detaje përmes rrjeteve sociale.

“Jam shumë e emocionuar, do jetë brilante”, tha shkurtimisht këngëtarja angleze.

Ndryshe, Victoria kishte deklaruar kohë më parë se i ka dhënë fund karrierës muzikore dhe nuk do të kthehet më në skenat e këndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme