Spice Girls s’do të performojnë në dasmën mbretërore

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 15:17 | Nga

Mel B pati deklaruar se të gjitha vajzat e Spice Girls do të jenë prezente në dasmën mbretërore, duke lënë të kuptohet se do të performojnë.

Megjithatë një gjë e tille nuk do të ndodhë.

Sipas burimeve të TMZ për dasmën e Meghan Markle dhe Prince Harry ende nuk ka të planifikuar ndonjë performancë nga Spice Girls. Madje është bërë e ditur se vajzat nuk kanë realizuar ndonjë ushtrim për ndonjë performancë.

Pallati Kensington deri më tani nuk ka kërkuar një gjë të tillë.

Hera e fundit kur ky grup ishte së bashku ishte në vitin 2012 në Lojërat Olimpike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme