Stallone feston 70-vjetorin e lindjes

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 23:45 | Nga

Sylvester Stallone mbush 70 vjeç dhe pavarësisht nga role të shumtë të interpretuar gjatë karrierës së tij, fytyra e tij qëndron e lidhur me vetëm dy personazhe: boksieri Rocky dhe veterani i luftës në Vietnam, Rambo. “Jeta ime ka qenë 96% një dështim dhe 4% e përbërë nga sukseset, – ka deklaruar Stallone. – Rocky ka qenë suksesi im më i madh, një nga ato pak gjëra që kam arritur t’ia dal në të vërtetë”.

Dështimi më i papritur është ai në mbrëmjen e fundit të dhënies së çmimeve “Oscar”, ku mori fund ëndrra për të marrë statujën e vogël, si aktori më i mirë protagonist për “I lindur për të luftuar”. Për sa u takon filmave, amerikani me origjinë italiane ishte kthyer të interpretonte Rocky-n dhe saktësisht siç ndodhi 40 vjet më parë, vetëm sa iu afrua “Oscar”-it.

“Sigurisht, do të doja të kisha pasur një karrierë më të larmishme. E kam zili Tom Hanks, i cili ka bërë një punë të pabesueshme dhe ka interpretuar me mijëra role të ndryshme, – shton Stallone. – Por unë sa herë kam tentuar të bëj diçka ndryshe, e ndieja të përgjigjsha se po kërkoja t’i ndryshoja vetëm fytyrën personazhit tim”.

Dhe kështu, Stallone mbeti “peng” i dy roleve ikonë në botë. Para Rocky-t dhe Rambos, aktori kishte interpretuar filma me metrazh të shkurtër pornografikë. Por më pas ai vendosi të marrë në dorë karrierën e tij dhe të shkruajë një histori që vlen edhe sot.

Martesa e parë e tij daton në vitin 1974: në 28 dhjetor, Stallone, i cili kishte nisur karrierën si aktor, martohet me aktoren Sasha Czack. Çifti ka dy fëmijë, Sage Stallone, aktor dhe regjisor dhe fëmija i dytë Seargeoh “Seth”, i lindur me një formë autizmi, i cili shfaqet te filmi Rocky II në pjesën e djalit të sapo lindur të Rocky-t.

Gjatë martesës me Czack, në vitin 1980, Stallone ka një lidhje me aktoren dhe këngëtaren Susan Anton. Në qershor 1985, njeh modelen dhe aktoren daneze Brigitte Nielsen, divorcohet nga gruaja dhe në 15 dhjetor 1985 Stallone dhe Nielsen martohen. Pas shumë zërave të “gossip”-it, vjen dhe divorci në vitin 1987.

Më pas, pas disa flirteve me modelen Naomi Campbell, Janice Dickinson, Tamara Beckëith, Mary Hart e Andrea Ëieser, aktoret Angie Everhart, Jami Gertz e Joyce Ingalls, Stallone martohet sërish në vitin 1997 me Jennifer Flavin, që e kishte njohur në vite më parë në setin e Rocky V.

Në 13 korrik 2012, gjendet i vdekur i biri Sage Stallone: ishte 36 vjeç dhe ishte bërë i njohur pasi kishte aktruar me të atin në Rocky V dhe në “Daylight”. Ai ndërroi jetë për shkak të një ataku në zemër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme