Stanaj ndryshon emrin artistik, kështu mund ta quani tani

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 13:01 | Nga

Është artist me prejardhje shqiptare që po shënon karrierë të sigurt ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Albert Stanaj i cili së fundi ka publikuar projektin “Dirty Mind” në duet me Ty Dolla Sign, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Stanaj ka dhënë një njoftim me rëndësi lidhur me karrierën e tij, saktësisht për emrin artistik.

Ai ka bërë të ditur që nga tani mund ta quajnë Lil Stanaj, duke lënë mbishkrimin “Nga tani emri i im është Lil Stanaj.”

Kujtojmë që Stanaj është duke punuar drejt realizimit të projekteve të reja, që shumë shpejt do të jenë në duart e fansave të tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme