Stresi arratiset në Kosovë,tregon si doli nga protesta me makinë funerali

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi pasi mori pjesë në protestat e dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës është arratisur në Kosovë.

Stresi ka rrëfyer për emisionin “Prive” në Kosovë se si arriti të dilte nga Shqipëria me anë të një makine funerali.

“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë’, tha ai.

Stresi u bë pjesë e protestës para Ministrisë së Brendshme, duke shprehur revoltë ndaj qeverisë, ndërsa u bënte thirrje të rinjve që t’i bashkoheshin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme