Stresi flet për lidhjen e Beatrix me Donaldin: Diçka e shpifur, ky është realiteti i femrave shqiptare që bëjnë gjeste të tilla

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi së fundi u bë temë në mediat rozë për shkak të shoqërimit me reperin tjetër, Noizy.

Dyshja e njohur pas disa vitesh rivalitet, duket se i kanë dhënë fund konflikteve dhe tashmë marrëdhëniet e tyre janë rregulluar.

Por, i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, Stresi përveç tjerash i ftuar në emisionin “Stay Tuned” ka folur për shumë gjëra, përfshirë edhe spektaklin Big Brother VIP, duke thënë se nuk do të bëhej asnjëherë pjesë e një formati të tillë.

Reperi u shpreh se e ndjek spektaklin dhe është në dijeni të të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, madje ai edhe komentoi disa prej tyre.

“Nuk më duket e drejt të shkoj të tregoi jetën time komplet aty, nuk duhet kurrë të flasësh për personin që ke dashur, është turp tani dal unë tani dhe të flas për ish-gruan time Kejsin, të thuash kam qenë i lidhur me atë dhe ka qenë kështu, nuk duhet se t’i ke kaluar mirë me të dhe duhesh ta mbash sekret atë pjesë”, ka thënë Stresi lidhur me BB VIP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme