Stupcat në skeçin e ri ironizojnë me darkat e shtrenjta të pushtetarëve

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Skeçi i fundit i Stupcave, i cili u lansua të hënën në mbrëmje, tregon urinë e pushtetarëve për të ngrënë darka luksoze në llogari të buxhetit shtetror.

Shefi (Vedat Bajrami) shihet duke hyrë në një restaurant peshku, i përcjellur nga sigurimi dhe këshilltari i tij “me diplomë” (Mensur Safqiu). Ai pritet nga kamarieri i restaurantit (Osman Azemi), i cili me shumë panikë mundohet t’ia realizojë dëshirat Shefit.

Satira e Stupcave fillon kur Shefi fillimisht kërkon që sigurimi i tij të ushqehet vetëm me bukë e lulelakër, për shkak se paratë janë të shtetit dhe të popullit, e pastaj vazhdon duke u ushqyer me shuma marramendëse, e me ushqime të llojllojshme.

Shefi gjithashtu pranon një telefonatë nga djali i tij, i cili i kërkon atij që të udhëtojë në Spanjë. Ai ia mundëson djalit udhëtimin me protokol të shtetit, me hotel luksoz e me përcjellje, me pretekstin se djali i tij po shkon në Spanjë për të lobuar për njohjën e Kosovës.

Stupcat, si gjithmonë, vazhdojnë të shfaqin realitetin e hidhur të Kosovës dhe vazhdojnë të na bëjnë të qeshim nga të këqijat që i përjetojmë, qoftë nga shoqëria, qoftë nga pushtetarët.

Edhe skeçi “Shefi” nuk është ndryshe, ku ai tregon me saktësi se sa është abuzuar me paratë e taksapaguesve kosovarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme