Sukses pas suksesi, këngëtarja shqiptare performon sonte në “The Ellen Show”

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Sukseset e këngëtareve shqiptare nëpër botë po rriten dita ditës akoma më shumë.

Pas Rita Orës, Dua Lipës, e Bebe Rexhës, edhe Ava Max, po ndjek gjurmët e shqiptareve që sot janë yje.

Ava Max do të performojë sonte në programin më të ndjekur dhe më të komentuar në Amerikë – “The Ellen Show”, me këngën e saj “Sweet but pyscho”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajopërmes një postimi në Instagram.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, ka lindur në Amerikë nga dy prindër shqiptarë me origjinë nga Saranda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme