Susan Boyle rikthehet në skenën muzikore pas pauzës nëntëvjeçare

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Susan Boyle është rikthyer në skenën muzikore në kuadër të spektaklit për talentë, “America’s Got Talent: The Champions”.

Këngëtarja skoceze u bë e famshme në vitin 2009, kur i befasoi të gjithë me performancën në Britain’s Got Talent, ku në fund arriti ta zinte vendin e dytë.

E! News bën të ditur se ajo është kthyer në skenë pas mungesës nëntëvjeçare, për të lënë sërish mbresa.

57-vjeçarja vendosi ta këndonte këngën “Wild Horses”, të cilën e kishte interpretuar edhe në vitin 2009.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme