“Sweet But Psycho” e Ava Max zgjidhet në mesin e këngëve më të mira në “New York Times”

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Ava Max, ka bërë të ditur se kënga e saj, “Sweet But Psycho” është në mesin e 54 këngëve më të mira të vitit 2019 nga  “New York Times”.

Ava e falënderoi gazetën për këtë përzgjedhje.

“Faleminderit New York Times. Duket joreale të jem në të njëjtën faqe me dy prej artistëve të mi të preferuar tani që po ‘godasin’ dhe unë i admiroj ata. Unë e fillova dhe i përkushtova zanatit tim 15 vjet më parë, dhe kurrë nuk e lëshova. Rruga ishte e vështirë dhe akoma është. Edhe pse, unë jam duke filluar. (ki mendjen te albumi im debutues. Dhe popi po kthehet më i madh se kurrë”, ka shkruar Ava Max në Instagram.


Të ngjashme