Swift triumfon në AMA dhe tejkalon Jacksonin

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka triumfuar edhe një herë në “American Music Awards”, duke i fituar gjashtë çmime, tani gjithsej 29, duke e tejkaluar kështu rekordin e Michael Jackson me 24 çmime.

Swift e fitoi çmimin kryesor për artisten e vitit, si dhe katër çmime të tjera. Ajo gjithashtu e fitoi çmimin e nderit si artistja e dekadës, me çfarë arriti në numrin 29 të çmimeve të “Awards American Music Awards”, duke e tejkaluar kështu rekorderin e deritanishëm Michael Jackson me 24 çmime.

“Gjëja më e rëndësishme për mua janë kujtimet që i kam me ju ndër vite”, – tha 29 vjeçarja Swift para publikut në ceremoninë në Los Angeles pasi e interpretoi një remix të hiteve të saj.

Pritej që Swift do të fliste për mosmarrëveshjen me shefat e shtëpisë diskografike Big Machine Records, Scooter Brown dhe Scott Borchett sepse ata ia kishin marrë të drejtat autoriale të gjashtë albumeve të saj të para, të cilat ajo i regjistroi derisa ishte nën kontratën e tyre. Si rezultat, Taylor u kërcënua me një ndalim të interpretimit të muzikës së saj, si dhe me ndalimin e përdorimit të së njëjtës muzikë në dokumentarin e lansuar nga Netflixi.

Megjithatë, së fundi Big Machine Label Group dhe Dick Clark Production njoftuan se e kanë arritur një marrëveshje për licencim me të cilën aprovohen performancat e artistëve të tyre për emisione streaming dhe emetime në platforma të miratuara reciprokisht.

Por të dielën këngëtarja nuk e përmendi mosmarrëveshjen, megjithëse ajo e hapi performancën e saj e veshur me një këmishë të bardhë në të cilën ishin shkruar titujt e albumeve të saj të vjetra.

“Ky vit ka qenë i plotë për mua. Ishte goxha i mirë, por edhe mjaft i ndërlikuar”, – tha Swift, e cila në garë mposhti Drake, Ariana Grande, Halsey dhe Post Malone. Ajo gjithashtu e fitoi çmimin për videon më të mirë muzikore, albumin më të mirë pop/rock, këngëtaren më të mirë pop/rock.

Këngëtarja e re Billie Eilish (17) i fitoi dy statuja për artisten më të mirë të re dhe artisten më të mirë të rockut alternativ, pasi që singli i saj “Bad Girl” u ngjit në krye të toplistave amerikane.

“Ju e keni mundësuar të gjithë këtë”, – tha Eilish, duke i falënderuar fansat e saj. Eilish e theksoi mbështetjen e saj për organizatat mjedisore duke e veshur bluzën me sloganin ‘No Music on a Dead Planet’.

Selena Gomez (27) e hapi ceremoninë me performancën e saj të parë të drejtpërdrejtë në televizion në dy vjet pasi që në vitin 2017 iu nënshtrua transplantimit të veshkave dhe luftoi me anksiozën dhe depresionin.

Këngëtarja e R&Bm Lizzo e performoi singlin e saj të ri ‘Jerome’, ndërsa kubania Camila Cabello (22) dhe i dashuri i saj Shawn Mendes (21) e kënduan hit-singlin e tyre ‘Senorita’, i cili e fitoi çmimin për bashkëpunimin e vitit.

Dua Lipa shkëlqeu me këngën e saj “Don’t Start Now”. Kanë interpretuar edhe Jonas Brothers, Kesha, Halsey, Christina Aguilera dhe Shania Twain.

Lista e plotë e fituesve në ‘American Music Awards 2019’:

Artisti i vitit

Drake

Ariana Grande

Halsey

Post Malone

Taylor Swift – fituese

Artisti i ri më i mirë

Luke Combs

Billie Eilish – fituese

Lil Nas X

Lizzo

Ella Mai

Bashkëpunimi i vitit

Lady Gaga and Bradley Cooper, “Shallow”

Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus, “Old Town Road”

Marshmello and Bastille, “Happier”

Shawn Mendes dhe Camila Cabello, “Senorita” – fitues

Post Malone and Swae Lee, “Sunflower (Spider-Man: Into the Spider-Verse)”

Turneu i vitit

BTS – fitues

Ariana Grande

Elton John

P!nk

Ed Sheeran

Videoklipi i favorizuar

Billie Eilish, “Bad Guy”

Ariana Grande, “7 Rings”

Halsey, “Without Me”

Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus, “Old Town Road”

Taylor Swift, “You Need to Calm Down” – fituese

Artisti më i mirë i rrjeteve sociale

BTS – fitues

Billie Eilish

EXO

Ariana Grande

Shawn Mendes

Artisti më i mirë pop/rok

Drake

Khalid – fitues

Post Malone

Artistja më e mirë pop/rok

Billie Eilish

Ariana Grande

Taylor Swift – fituese

Dyshja ose grupi më i mirë pop/rok

BTS – fitues

Jonas Brothers

Panic! At The Disco

Albumi më i mirë pop/rok

Billie Eilish, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”

Ariana Grande, “Thank U, Next”

Taylor Swift, “Lover” – fituese

Kënga e preferuar pop/rok

Halsey, “Without Me” – fituese

Jonas Brothers, “Sucker”

Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus, “Old Town Road”

Panic! At The Disco, “High Hopes”

Post Malone & Swae Lee, “Sunflower (Spider-Man: Into the Spider-Verse)”

Artisti më i mirë i muzikës ‘country’

Kane Brown – fitues

Luke Combs

Thomas Rhett

Artistja e preferuar e muzikës ‘country’

Kelsea Ballerini

Maren Morris

Carrie Underwood – fituese

Dyshja ose grupi më i mirë i muzikës ‘country’

Dan + Shay – fitues

Florida Georgia Line

Old Dominion

Albumi i preferuar i muzikës ‘country’

Kane Brown, “Experiment”

Dan + Shay, “Dan + Shay”

Carrie Underwood, “Cry Pretty” – fituese

Kënga e preferuar e muzikës ‘country’

Luke Combs, “Beautiful Crazy”

Dan + Shay, “Speechless” – fitues

Blake Shelton, “God’s Country”

Artisti i preferuar rep/hip-hop

Cardi B – fituese

Drake

Post Malone

Albumi i preferuar rep/hip-hop

Meek Mill, “Championships”

Post Malone, “Hollywood’s Bleeding” – fitues

Travis Scott, “Astroworld”

Kënga e preferuar rep/hip-hop

Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus, “Old Town Road” – fitues

Post Malone, “Wow.”

Travis Scott, “Sicko Mode”

Artisti i preferuar Soul/R&B

Chris Brown

Khalid

Bruno Mars – fitues

Artistja e preferuar Soul/R&B

Beyonce – fituese

Lizzo

Ella Mai

Albumi i preferuar Soul/R&B

Chris Brown, “Indigo”

Khalid, Free “Spirit” – fitues

Ella Mai, “Ella Mai”

Kënga e preferuar Soul/R&B

Khalid, “Talk” – fitues

Lizzo, “Juice”

Ella Mai, “Trip”

Artisti i preferuar alternative rok

Billie Eilish – fituese

Imagine Dragons

Panic! at the Disco

Artisti i preferuar bashkëkohor

Maroon 5

P!nk

Taylor Swift – fituese

Artisti i preferuar latin

Bad Bunny

J Balvin – fitues

Ozuna

Artisti i preferuar frymëzues

Lauren Daigle – fitues

For King & Country

MercyMe

Artisti i preferuar ‘electronic dance music’ (EDM)

Avicii

Marshmello – fitues

The Chainsmokers

Tema e preferuar muzikore

“A Star Is Born” – Lady Gaga & Bradley Cooper

“Bohemian Rhapsody” – Queen – fitues

“Spider-Man: Into the Spider-Verse”

Të ngjashme