Tarantino bëhet sërish baba

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Quentin Tarantino dhe gruaja e tij Daniella janë bërë sërish prindër!

Regjisori 59-vjeçar, fitues i çmimit Oscar dhe këngëtarja e modelja 38-vjeçare mirëpritën fëmijën e tyre të dytë gjatë fundjavës së 4 korrikut.

Një përfaqësues i çiftit lëshoi një deklaratë për të konfirmuar lindjen.

“Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë se Daniella lindi vajzën e tyre më 2 korrik 2022, një motër e vogël e Leos, fëmijës së tyre të parë”, tha përfaqësuesi për revistën People.

Djali i çiftit Leo lindi në shkurt të vitit 2020. Ata janë bashkë që nga viti 2009 dhe të martuar që nga viti 2018

Të ngjashme