Taylor Swift bëhet shkak i fejesës së dy fansave të saj

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 09:35 | Nga

Këngëtarja e famshme amerikane, Taylor Swift, është shkaku ku një fans i saj i ka propozuar të dashurës së tij fejesën gjatë takimit të këngëtares dhe përshëndetjes me fansat.

Duke performuar në Philadelphia të premten (13 korrik) në turneun e saj “Reputation”, Swift ka treguar për momentin special me çiftin tani të fejuar.

Burri në foto, i njohur si Anthony, ka shfrytëzuar mundësinë që t’i propozuar të dashurës së tij, transmeton Koha.net. Në fakt, ky çift për herë të parë është njoftuar në koncertin e Taylor Swiftit në vitin 2013.

Këngëtarja 28 vjeçare ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet ky moment special, me mbishkrimin: “Ata ecën në takimin dhe përshëndetjen me fansat dhe ai tha ‘jemi takuar para pesë vjetësh në turneun Red’ dhe pastaj……”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme