Taylor Swift habit fansat në videon e fundit si mashkull (Foto)

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Deri në këto momente, më shumë se 10 milionë njerëz kanë dëgjuar këngën e fundit të Taylor Swift dhe ngelën. Thjesht ngelën pa fjalë. Në “The Man”, Taylor imagjinon se si mund të ishte jeta e saj nëse do të ishte një burrë i pasur, në vend të një gruaje të pasur. Por sigurisht që videoklipi është shumë më i komplikuar se kaq.

Alteregoja burrë e Taylor-it është Tyler Swift, i cili ngjason shumë me Jake Gyllenhaal. Interesante sepse këngëtarja ka qenë në një romancë me Gyllenhaal në vitin 2010 dhe shumë prej këngëve të saj – si shumë e shumë të tjera – janë konsideruar si dedikim për të. Por mos e pyesni Jake për këngët, ai urren ta pyesësh për to. Në një skenë, duket posteri i Tyler në “Mr. Americana” – që është referencë për “Miss Americana”, titulli i një kënge dhe dokumentarit të saj në Netflix.

Por ngjashmëria me Jake mund të jetë një mënyrë për të thënë se njerëzit lidhen me ata që ngjajnë më shumë. Ose jo, nuk i dihet.

Më shumë se 10 milionë njerëz ngelën pa fjalë nga

Në një tjetër moment, Tyler shfaqet në një jaht me vajza. Ngjan si DiCaprio dhe po, ai është sepse në një pjesë të tekstit ajo thotë “Do të isha si Leo në St.Tropez”.

Më tepër sesa DiCaprio, skena është referencë për Jordan Belfort, luajtur nga DiCaprio-s në “Wolf of Wall Street”.

Më shumë se 10 milionë njerëz ngelën pa fjalë nga

Goditja e radhës janë sportistët – në këtë rast tenistët. Ata shpesh reagojnë të nervozuar duke thyer raketat ose duke gjuajtur me top arbitrat. Është e paqartë se cilit i referohet Taylor, por mund të jetë kushdo sepse rastet janë të shumta. Ndërkohë, duhet thënë se tenistet gra si Serena Williams dhe Maria Sharapova janë kritikuar për shkak të frymëmarrjes së fortë kur gjuajnë, sepse është “shpërqëndruese” gjatë lojës.

Më shumë se 10 milionë njerëz ngelën pa fjalë nga

Me siguri po prisni që Tylor – pra alteregoja e Taylor – të merret edhe me Scooter Braun. Tylor shihet të urinojë në një mur ku janë vendosur albumet e mëparshme të këngëtares. “Nëse gjenden, kthejani Taylor Swift,” shkruhet në mur. Taylor pretendon se Scooter Braun – menaxheri i Justin Bieber dhe Ariana Grande-s – e ka penguar të zotërojë albumet e mëparshme. Në mur shkruhet edhe “Karma”, që mund të jetë albumi i saj i radhës. Nuk i dihet.

Më shumë se 10 milionë njerëz ngelën pa fjalë nga

Në fund, Taylor ndërpret xhirimet. Ajo shfaqet si regjisore e gjithë skenave. Tyler i afrohet dhe i thotë, “Si isha?”. “Mirë, por mund të jesh më seksi? Më i pëlqyeshëm këtë herë?” i përgjigjet ajo.

LSupriza: Tylor – zëri i të cilit është i Dwayne Johnson (The Rock) – është Taylor.

Më shumë se 10 milionë njerëz ngelën pa fjalë nga
Më shumë se 10 milionë njerëz ngelën pa fjalë nga
Më shumë se 10 milionë njerëz ngelën pa fjalë nga
Më shumë se 10 milionë njerëz ngelën pa fjalë nga
Më shumë se 10 milionë njerëz ngelën pa fjalë nga
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme