Taylor Swift, 112 milionë klikime për tri ditë

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 16:27 | Nga

Taylor Swift ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenë me publikimin e këngës dhe videoklipit të titulluar “Look what you made me do” (Shiko se çfarë më detyrove të bëj).

Ky projekt muzikor premierën e kishte gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në VMA, që u mbajt para pak ditësh në SHBA.

E veçanta e kësaj kënge është se për vetëm 3 ditë, në Youtube ka grumbulluar mbi 112 milionë klikime.

Këtë këngë edhe më interesante e ka bërë videoklipi, ku thuhet se ka të fshehura disa mesazhe, si ai për Kanye West, Kim Kardashian, Katy Perry, ish të dashurin Calvin Harris, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme