Taylor Swift nesër publikon albumin e tetë, “Folklore”

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Taylor Swift ka njoftuar se nesër do të publikojë albumin e ri, ku do të përfshihen edhe bashkëpunimet me artistë tjerë si Justin Vernon nga Bon Iver, Aaron Dessner nga The Nationals dhe Jack Antonoff.

Albumi, i pari që nga “Lover” i vitit 2019, do të publikohet në mesnatë në SHBA, pra në orën 6 të mëngjesit më 24 korrik në Evropë, shkruan NME të enjten.

Në një postim në Instagram, Swift tha se albumi i ri ishte një mundësi për të që të shprehë të gjitha brengat, ëndrrat e frikën.

Publikimi i albumit erdhi pasi që këngëtarja u detyrua t’i anulojë të gjitha koncertet e turneut, përfshirë edhe paraqitjen e saj në festivalin e njohur Glastonbury.

Swift gjithashtu shkroi në postimin e saj: “Para këtij viti me siguri do të mendoja gjerë e gjatë për momentin e përkryer për të publikuar albumin, por kohërat në të cilat po kalojmë ma kanë përkujtuar se asgjë nuk është e garantuar. Por e di se kur bëni diçka që e doni, duhet ta lëshoni në botë. Ju dua shumë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme