Tayna bëhet imazh i Prince Instant, nesër koncert madhështor në Prishtinë

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Reperja e famshme shqiptare, Tayna, është bërë imazh i brendit më të njohur njëkohësisht kafesë më të shijshme në vend – Prince Instant.

Artistja ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe gjatë kësaj periudhe do të xhirohen rreth tetë reklama.

Urim Kasabaqi nga kompania Devolli tha se do të ketë shumë risi dhe gjithçka do të jetë më ndryshe.

Përveç kësaj, nesër në Prishtinë në sheshin Zahir Pajazati me fillim nga ora 17:00 do të mbahet koncerti më i madh që ka ndodhur ndonjëherë, ku do të performojë Tayna.

Tayna ka shprehur mirënjohje që kompania Devolli e zgjodhi atë si imazh dhe e falënderoi për bashkëpunimin.

Lexo më shumë:

Të ngjashme