Tayna ngacmon imagjinatën e ndjekësve në orët e vona me një fotografi provokuese në vaskë

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, po vazhdon të shijojë qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo po tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po i kalon atje.

Së fundmi, bukuroshja publikoi për fansat një fotografi mjaft provokuese, të realizuar në një vaskë.

Ajo ka pozuar vetëm me të brendshme në pjesën e poshtme, teksa ka qenë ‘topless’ sipër.

Reperja 23-vjeçare mbuloi gjoksin e saj me një kapele, për t’u dukur kështu edhe më atraktive dhe provokuese për ndjekësit e saj.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar reperen për linjat e saj trupore.

Ndërsa për sa i përket muzikës, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Qe qe”.

Të ngjashme