Tayna nis pushimet, ngacmon fansat me imazhe provokuese nga bregdeti shqiptar

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka bërë të ditur për fansat e saj se të dielën do të publikojë këngën e re “Bass”.

Pasi ka kryer xhirimet dhe është vetëm në pritje të finalizmit të klipit, 23-vjeçarja duket se ka gjetur pak kohë edhe për pushime.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory disa pamje nga bregdeti shqiptar, ku bënte të ditur se tashmë ka zgjedhur destinacionin e saj për pushimet e verës.

Fillimisht Tayna shfaqi pamjet e plazhit të zbrazur ngase vendet bregdetare po përballen me mungesë turistike për shkak të COVID-19.

“Asnjë këmbë robi”, e përshkroi ajo këtë fotografi, teksa më pas ndau me fansat edhe një imazh tjetër mjaft ngacmues.

E veshur me një kostum plazhu dy pjesësh dhe një palë të poshtme të bardha me hapje transparente, Tayna bëri që e gjithë vëmendja të kthehet nga ajo.

E komplimentuar shpesh për linjat atraktive trupore, reperja nga Prizreni i ka të shumta paraqitjet e tilla atraktive në rrjetet sociale, që pëlqehen në masë të madhe nga ndjekësit e saj.

Të ngjashme