Tayna nis xhirimet e videoklipit të ri

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Reperja e popullarizuar nga Prizreni, Tayna, ka nisur xhirimet e videoklipit të saj të ri.

Kjo në bazë të disa imazheve që kanë qarkulluar në rrjete sociale, të cilat e shfaqin atë duke xhiruar për klipin e radhës.

Në bazë të postimeve, një pjesë të këngës duket se po e realizon në Gjakovë ku shfaqet pranë një makine luksoze.

Kjo do të jetë kënga e katërt e Taynës për këtë vit, pas “Moona” në bashkëounim me L’Algerino, “Magdalena” me Flori Mumajesin dhe “WTF” me reperen Ivorian Doll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme