Tayna paralajmëron projektin e ri “Moona” në bashkëpunim me L’Algerino

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Tayna është ndër rep-artistet shqiptare që për një kohë të shkurtër ka pushtuar skenën muzikore.

Për dy vite me radhë ajo ka arritur popullaritet të madh, duke marrë zemrat e mijëra mbështetësve.

Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Tayna ka bërë të ditur se do të sjellë këngën e re.

“Moona” mban titullin projekti muzikore, që do të jetë në bashkëpunim me artistin francez, L’Algerino.

Përndryshe, reperja përpos titullit nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër për bashkëpunimin.

Theksojmë se “Johnny” është kënga saj e fundit, që është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme