Tayna poston foto me nënën e saj, fansat: “Më e mirë e ëma se e bija”

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Reperja shumë e suksesshme e tregut muzikor shqiptar, Tayna ka festuar ditëlindjen e të ëmës.

Me këtë rast reperja e ka surprizuar të shtrenjtën e saj me një tortë, të cilën e ka publikuar edhe në Instagram duke i uruar ditëlindjen.

Tayna ka publikuar edhe një foto ku shfaqet duke pozuar krah të ëmës, e cila duket sikur të ishte motra e reperes.

“Gjeni mamin në foto”, shkruan Tayna krah fotografisë duke treguar ngjashmërinë e madhe mes të dyjave.

Kujtojmë që Tayna edhe gjatë karantinës ka qenë aktive në muzikë. Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi këngën e saj të re “A Jo”.

Të ngjashme