Tayna pozon atraktive, ky është mesazhi i saj për 2021

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Për shumë kë viti 2020 ka qenë një sprovë e madhe dhe e pamëshirshme.

Megjithatë për njerëzit që bëjnë një jetë shumë dinamike dhe jashtë kornizave të një jete normale, ka qenë një mundësi e mirë që të shijojnë një anë tjetër nga jeta e tyre e zakonshme.

I tillë është rasti i reperes Tayna, e cila në një postim së fundmi në Instagram, ka treguar se si viti 2020 e riktheu atë në jetën e dikurshme, si Doruntina e thjeshtë, pasi gjatë izolimit pati kohë të çmallet dhe të jetë pranë prindërve të saj.

Edhe pse e quan një vit të padëshirueshëm, reperja nga Prizreni shprehet se ishte një vit i nevojshëm.

“2020 ka qenë bekim në fshehtësi. E kam përjetuar si “Doruntina” prapë. Koam mësuar me jua ditë vlerën njerëzce dhe gjërave që kanë rëndësi më shumë, me qëndru me këmbë në tokë, me u shkëput prej egos edhe m’u lidh me brendësinë time. Vitin që po vjen jam gati për gjithçka me zemër të hapur e me shumë dashuri. Gëzuar vitin e ri dashuritë e mia dhe faleminderit shumë të gjithjëve që jeni pjesë e udhëtimit tim! Edhe pse jo viti i preferuar, sigurisht ka qenë i nevojshëm për krejt”, ka shkruar Tayna në Instagram.

Ndonëse gjatë këtij viti që po e lëmë pas Tayna nuk ka mundur të jetë prezente pranë publikut përmes mbrëmjeve muzikore, ajo ka publikuar mjaft projekte, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme