Tayna pozon pranë veturave të saj luksoze “BMW” dhe “Mercedes”, thotë se në radhë është edhe një “Bentley”

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të mbetet një nga femrat më dominuese të momentit në estradën shqiptare.

Ajo është shumë aktive në prurjen e këngëve të reja, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku – si dhe nuk mungon nëpër koncertet e shumta anë e kënd trevave.

View this post on Instagram

shikim lakmitar😋

A post shared by Tayna (@tayna) on

Gjithë ky angazhim në muzikë, duket se i ka sjell fitime të mire reperes nga Prizreni, e cila i ka mundësuar reperes të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Së fundmi, ajo ka vendosur që të prezantojë për fansat në rrjetin social Instagram dy veturat e saj luksoze.

Bëhet fjalë për dy veturat e tipit “Mercedes Benz” dhe “BMW” të cilat ajo i ka në posedim, teksa në InstaStory, ka shkruar në mbishkrimin e imazheve edhe markën “Bentley”.

Ndonëse nuk dihet nëse e ka blerë ende një veturë të tillë, nëse mendon ta blejë apo ka ironizuar me veten e saj duke qenë në mesin e dy veturave, dhe duke e krahasuar veten me markën super-luksoze dhe të shtrenjtë.

Foto: Tayna/InstaStory

Përndryshe projekti i fundit muzikor që Tayna solli për fansat ishte kënga “Edhe ti” në bashkëpunim me reperin Mozzik, e cila ka arritur një sukses të madh të pasqyruar në një shifër miliona klikimesh në YouTube.

Të ngjashme