Tayna publikon disa sekuenca nga kënga e saj

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisja Tayna është njëra nga personazhet më të komentuara në estradën shqiptare për stilin e saj të veçantë.

Anipse mundësitë për realizimin e projekteve janë kufizuar, ajo nuk është ndalur duke punuar në kushte të shtëpisë.

“A jo” është kënga e saj e fundit që solli një frymë verore te fansat e saj, por që ishte realizuar me video tekst.

Në një postim të publikuar në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një video teksa në sfond dëgjohet një pjesë e këngës së saj.

Nuk është hera e parë që reperja nga Prizreni ka paralajmëruar këngën e saj në këtë mënyrë, por që nuk dihet ende data e publikimit të saj.

Tayna që u bë sensacion në dy vitet e fundit duke debutuar me këngën “Columbiana”, ndërsa tani numëron hite të shumta. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme