Tayna takohet me djalin e videos që është bërë virale, vjen me këngën “A bon me fol”

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Tayna vjen me këngën “A bon me fol” Kohëve të fundit është komentuar shumë një video e dy djemëve të entuziazmuar, pas zgjedhjes së Thaçit si president i Kosovës.

Në atë video flet njëri nga ta, gjersa tjetri i drejtohet me shprehjen “a bon me fol”. Kjo video është bërë virale, aq sa njerëzit dikur filluan edhe të talleshin me të dhe videoja nxiti reagime të shumta. Duke e parë bullizmin që u është bërë djemve që folën në këtë video, njëri nga ta doli dhe reagoi publikisht përmes një postimi në Facebook. Kjo i nxiti estradën që të takohen me ta, shkruan rtv21.tv Sot, reperja Tayna takoi Besimin, njëri nga protagonistët e videos, me të cilin arriti një marrëveshje që fjalia e videos “a bon me fol”, të përdoret në një këngë të re të Taynas.

“Une takova Besim Hajren,njerin prej djemve te videos „A bon me fol“.Besimi ishte njeri nder njerezit me te sjellshem dhe te dashur qe kam takuar.Ai m‘tregoi per talljet qe ju kishin ndodhur sic i dim te gjithe dhe historia nuk ishte aspak e kendshme.Me vjen shume keq per ato qe degjova dhe besoj qe edhe juve.Per te bere nje ndryshim,une vendosa te perdor fjalen e lartpermendur ne kenge dhe ta shendrrojme ate ne dicka te kendshme qe kjo histori te merr nje kahje tjeter.

Besimi tha se ishte i pajtimit,poashtu edhe per Ilirin tha se pranonte.Kenga vjen se shpejti dhe eshte me ndryshe se ajo qe ju vec e keni degjuar”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Të ngjashme