Tayna vazhdon të sjell imazhe joshëse nga xhirimet e klipit të ri

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Doruntina Shala apo siç njihet me emrin e artit, Tayna, ka filluar që një kohë me xhirimet e klipit të ri.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga një numër i madh i ndjekësve në Instagram, nuk ngurron t’i mbajë të azhurnuar fansat rreth më të rejave që ndodhin në jetën e saj.

Derisa është në finalizim të këngës së re, ajo po vazhdon të sjellë imazhe të reja nga prapaskenat e videoklipit.

Një të tillë e ka publikuar edhe gjatë ditës së sotme (e martë), ku shfaqet në formë të mrekullueshme me pamjen e re.

Ky stil i flokëve e ka bërë të duket edhe më tërheqëse, teksa si destinacion për klipin e radhës ka zgjedhur Zvcirën.

“Gjithë bëhet çka/qysh/kur unë dua”, ka shkruar 23-vjeçarja, referuar një pjese të këtij projekti që siç është thënë do jetë një hit.

Sa i përket projekteve të fundit, “A jo” mbetet kënga e fundit e Taynës e lansuar në muajin prill.

Të ngjashme