Tayna vazhdon të sjell poza atraktive si një “cowgirl”

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titull “Qe qe”.

Kënga e saj ritmike është pritur mirë nga fansat e shumtë të saj, teksa vëmendje të madhe ka marrë edhe klipi.

Reperja nga Prizreni ka bërë të ditur se inspirimin për realizimin e klipit të ri, e kanë marrë nga hit seriali i njohur spanjoll, “Pasionet e fshehta”.

Ajo u shfaq në klip në stilin e një “cowgirl”, duke interpretuar me xhinse dhe kapelë kaubojsash në kokë.

Ndërkohë, së fundmi Tayna ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të realizuar pikërisht gjatë xhirimit të kësaj skene.

“Kjo është jeta ime pa dashurinë tuaj”, shkroi ajo në gjuhën spanjolle në mbishkrimin e fotografisë, duke qenë nën ritmet e këngës së saj më të re.

“Qe qe” përndryshe ende pa mbushur 24 orë nga lansimi, ka tejkaluar shifrën e 800 mijë klikimeve në kanalin YouTube.

Të ngjashme