Tayna vë në pah linjat trupore, teksa pozon nga pushimet

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Sikurse edhe një pjesë e madhe e estradës shqiptare, edhe rep-artistja Tayna ka filluar pushimet në bregdet.

Ajo ka qenë aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme, po ashtu edhe disa pjesë nga xhirimet e klipit në Zvicër.

Kohët e fundit, përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur mjaft tërheqëse, duke marrë poza atraktive.

E veshur në bikini, Tayna ka vënë në plan të parë linjat trupore, teksa shijon kohën e saj të lirë.

Theksojmë se “A jo” është projekti i fundit nga reperja, që është pëlqyer në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së saj.

Të ngjashme