“Të do nini ty shumë”, Sara Hoxha bën publike mesazhet me nënën e Ledrit

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Sara Hoxha ka qenë kryefjala e rrjeteve sociale ditët e fundit, jo vetëm për shkak të shtatzënisë, por edhe për një foto që ngjalli jo pak komente. Partnerja e reperit Ledri Vula postoi një imazh të këmbës së saj, në të cilën dalloheshin disa strija dhe për shkak të mesazheve të shumta që mori Sara u detyrua të jepte një shpjegim publikisht. Ajo tregoi se strijat i janë bërë nga luhatjet e peshës dhe jo nga shtatzënia e u shpreh se nuk duhet t’i gjykojmë vajzat për të tilla shenja në trup.

Menjëherë ajo ka marrë mbështetjen nga nëna e Ledrit, Xheraldina Vula, që është shprehur se duhet ta dojë trupi në çdo lloj mënyre.

Ti duaje trupin tënd ashtu si është me strija, pa strija…me çka do që ka se është i vetmi që ke dhe është i bukur ashtu si është. Strijat janë një gjë normale, bile e bukur se ato strija flasin për jetën dhe jo për ngulfatje dëshirash e ngulfatje oreksi në kohë të caktuara. Të don nini ty shumë!”, i ka shkruar Xheraldina.

Sara është shprehur shumë e lumtur pas mesazhit që ka marrë nga vjehrra dhe ka treguar se e priste mbështetjen e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme