Të famshmet dhe parfumet e tyre të preferuar

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Nëse dëshira juaj më e madhe është të mbani të njëjtën erë si Beyoncé ose pse jo, Kendall Jenner, ky artikull do t’ju ndihmojë tejmase.

Parfumet dhe aromat janë diçka jashtëzakonisht personale. Shumë rrallë mund të gjesh dy njerëz që bien dakord për një parfum.

Ashtu siç ka secili prej nesh një parfum të zgjedhur për veten, të njëjtën gjë bëjnë dhe femrat e famshme.

Në vijim po ju sjellim se cilat janë parfumet e preferuara të disa prej personazheve më të njohura në botë.

Beyoncé

Image

Nëpër intervista të ndryshme, Beyoncé ka deklaruar se pëlqen gjithçka që mban vulën e Giorgio Armanit, përfshirë edhe parfumet. Emporio Armani Diamonds Intense është aroma e saj e preferuar, që siç artistja beson, përshkruan më së miri feminilitetin e saj.

Jennifer Aniston

Image

Aktorja vendosi të mos zgjedh një aromë të vetme në mesin e shumë parfumeve, por shkoi dhe krijoi një linjë të vetën. Chapter One është aroma e saj e preferuar, shishja e së cilës ngjason me një pikë loti dhe është një përzierje lulesh e frutash.

Kate Bosworth

Image

Modelja dhe aktorja amerikane ka rrëfyer se ndër vite është treguar besnike e markës suedeze Byredo dhe saktësisht parfumit Gypsy Water. Nisur nga përshkrimi romantik që prodhuesit i bëjnë kësaj arome, është një përzierje e ëmbël e pyjeve të virgjëra dhe tokës së pashkelur.

Sarah Jessica Parker

Image

Sarah Jessica Parker ka krijuar tashmë shumë linja parfumi për meshkuj dhe femra. Në një intervistë, aktorja zbuloi se mori frymëzimin nga parfumi i preferuar, Incense Avignon i markës japoneze Comme des Garcons për të krijuar linjën e saj unisex “Stash”.

Gigi Hadid

Image

Për supermodelen, aroma e preferuar është Velvet Orchid nga Tom Ford.

Kendall Jenner

Image

Gjatë përditshmërisë, Kendall Jenner pohon se preferon të përdorë Modern Muse Le Rouge nga Estee Lauder. Parfumi në fjalë është ideuar për një grua moderne dhe të guximshme që dëshiron të impresionojë të tjerët.

Victoria Beckham

Image

E njohur për shijet e saj të holla, Victoria Beckham preferon parfumet e Room Service, edhe pse prej shumë vitesh ka linjën e saj të kozmetikës.

Katy Perry

Image

Katy Perry i qëndron besnike “Angel” të Thierry Mugler. Këngëtarja e famshme thotë se ky parfum është për ç’do moshë.

Të ngjashme